– 19.07.2022

Një pikturë e Mark Rothkos nga viti 1957, e titulluar “Nr. 22 (të kuqtë)”, u shit për rreth 70 milionë dollarë në fund të shkurtit. Ndërsa sigurisht një shumë e madhe parash për një vepër arti, ajo nuk bën as 30 pikturat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në botë.

Deri më tani, piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë ishte “Salvator Mundi” nga Leonardo da Vinci për një vlerë befasuese 450.3 milionë dollarë në 2017. E krijuar rreth fundit të shekullit të 15-të, portreti i da Vinçit i Jezu Krishtit mendohej të ishte një kopje e pikturës origjinale derisa u rizbulua dhe u restaurua në 2011.

Piktura të tjera të famshme, duke përfshirë “Les Femmes d’Alger” të Pablo Picasso-s dhe “Nu couché” të Amedeo Modiglianit, të dyja u shitën për mbi 170 milionë dollarë në ankande të veçanta të 2015-ës.

Piktura më e fundit që hyri në top 10 ishte “Meules” e Claude Monet, e cila u shit në shtëpinë e ankandeve Sotheby për 110.7 milionë dollarë në maj të 2019-ës.

Konteksti historik, origjinaliteti, aftësia dhe fama e artistit janë vetëm disa nga arsyet e shumta pse një vepër arti vlerësohet ashtu siç është.

Shumica e blerësve të këtyre pikturave me çmime të jashtëzakonshme i trajtojnë ato si investime konkrete, duke shpresuar se vlera e tyre do të rritet me kalimin e viteve.

Gazeta Shqiptare