Pesë eurodeputetë në shesh “shuplakë” Ramës: – Dëgjo qytetarët!

30 Qershor 2026
Qytetarët nuk zmbrapsen në ditën e tyre të 30-të të tubimeve të njëpasnjëshme, teksa pas më shumë se 2 orë grumbullim te Kryeministria, nisën një marshim masiv në akset kryesore të kryeqytetit. Turma e protestuesve ka përshkuar rrugët pranë institucioneve kyçe, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe Bashkinë e Tiranës, për t’u zhvendosur më pas drejt zonës së 9-katësheve dhe Rrugës së Barrikadave
Gjatë këtij marshimi, thirrjet e qytetarëve kanë shënjestruar të gjithë klasën politike tradicionale, duke kërkuar një rotacion total dhe ndryshim rrënjësor të sistemit.
“Edi Rama ka mbaru, ka mbaru! Edhe Sala ka mbaru, ka mbaru! Rama n’burg, Berisha n’burg! Shqipëria kërkon revolucion!” ishin disa nga koret e fuqishme që bënin jehonë në rrugët e Tiranës.
Revolta e qytetarëve është orientuar edhe ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, teksa i gjithë marshimi ka qenë një ultimatum i qartë drejtuar pushtetit aktual.
“Erion o legen, prite Ramën se po vjen! Rama jep dorëheqjen! Ju erdhi fundi!” brohorisnin protestuesit në kor, duke konfirmuar se aksioni i tyre do të vijojë pa ndërprerje edhe në ditët në vijim.
Pjesë e protestës së 30-të ishin edhe studentët të cilët shpalosën një banderolë gjigante te Universiteti Politeknik.
Ndërkohë, risi e kësaj proteste ishin 5 eurodeputetë të Parlamentit Europian. Nga sheshi i protestës ata i kërkuan kryeministrit Edi Rama të dëgjojë thirrjet e qytetarëve.
