Motiv nga Qilimat Shqiptare te tradites.

Ne keto muaj te Plotesimit dhe dorezimit te Dosjes “Xhubleta” ne UNESCO, shpesh eshte shkruar ne shtyp dhe ne tv per pasurine e lashte me motive kulti e mitike qe permban e shfaqen ne kete veshje te lashte.

Pak eshte hulumtuar, studiuar dhe dokumentuar per nderlidhjen qe ka kjo veshje mijravjecare me veshjet dhe motivet-simbole qe ruan e trashegimia jone ne zonat perrreth ku kjo veshje e lashte gjallon.

Po sjellm pa ndonje synim studimor te mirfillte (se te tille nuk ka) vetem dy motive te trasheguara tek qilimat shqiptare qe punoheshin ne zonat e bashkengjitura me treven ku gjallonte xhubleta.

Objektet Veshje te zonave per rreth  treves ku shtrihet xhubleta jane tregues qe ajo ka patur nje shtrirje me te gjere te pakten per trojet e Shqiperise se Veriut.

Motivet e perbashketa ndryshojne ne harmonizimin e ngjyrave dhe koloritit, por bashkangjiten ne motivin grafik e linjen e vizatimit.

Ketu sollem vetem shembuj nga Qilimat, por kemi evidentuar tek sixhadet e punuara ne keto treva motive grafike me simbole pothuajse te njejta, ndryshojne pak ngjyrat, por simbolet grafike shpeshhere kane kujtesen kultike te shpjegueshme e te ruajtur ne pasurine shpirterore te atyre qe i punonin dhe i trasheguan.

Motive-simbole qe i ka xhubleta gjenden edhe ne veshje e artin tradicional te ketyre zonave dhe madje motive te lashta te xhubletes kemi ne artefakte te shumta qe nga lashtesia ne truallin tone.

Shenimi: J. Brahaj