2 Dhjetor 2022

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje serioze në jug të Brazilit të enjten, ndërsa ekipet e shpëtimit e Santa Catarina u angazhuan për të ndihmuar në evakuimin e qindra familjeve të bllokuara brenda shtëpive të tyre.

Në pamjet e bëra publike nga ekipet e mbrojtjes së zonës shihen helikopterët teksa fluturojnë mbi ujin e pisët, që mori përpara dhe përmbyti shtëpitë, niveli i të cilit arriti deri në çati.

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme/ 'Çmendet' moti në

Nga operacionet e shpëtimit u bë i mundur shpëtimi i mbi 880 personave, referuar autoriteteve vendase, citon Reuters.