Pedagogët marrin vendimin drastik dhe lëshojnë ultimatumin e prerë për qeverinë: Keni kohë deri më 1 shkurt, përndryshe…-

25/01/2019 – Gjatë mbledhjes së zhvilluar paraditen e sotme në Godinën Iliaria, mes Senateve Akademik, pedagogët e UT vendosën që ti japin vetëm një javë afat kohor qeverisë që të anuloje ligjin për arsimin e lartë si dhe rishikimin e VKM-ve.

Në rast se qeveria nuk do t’i pranojë kërkesat e tyre, pedagogët votuan unanimisht se do të vazhdojnë bojkot pa afat të mësimit si dhe grevë të përgjithshme.

Pedagogët kërkuan:

Mbështetje të protestës së studentëve

Shprehjen parimisht për ndryshim të ligjit për arsimin e lartë

Anulimin e menjëhershëm të VKM

Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve

Miratim i statusit të pedagogut

Rritjen e financimit publik për arsimin me 0,5% brenda këtij viti dhe me rritje graduale

/Agjensia e Lajmeve Sot News/