PD publikon të tjera fakte: Si e ndryshoi Xhafaj ligjin për t’i dhënë imunitet vëllait trafikant. –

Sikur të mos mjaftonin debatet dhe tensioni në sallën e Kuvendit, Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me të vëllanë e dënuar me burg nga Italia.

Në një konferencë të paralajmëruar për mediat, deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj dhe ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e demokratëve Gazmend Bardhi publikuan të tjera fakte, që sipas tyre tregojnë se si Xhafaj ka marrë në mbrojtje vëllanë e tij Agronin.

Sipas demokratëve, Xhafaj ka bërë ndryshime në nenin 491 të Kodit Penal, në kohën kur ishte kreu i Komisionit të Ligjeve, çka i ka dhënë paprekshmëri të vëllait të tij.

“Xhafaj miratoi një ndryshim në kodin penal që i siguronte paprekshmërinë vëllait të tij. Ndryshimi në nenin thotë 491, pika f. ka ndryshuar si më poshtë: Nuk mund të jepet ekstradimi: f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit. Fatmir Xhafaj nëpërmjet falsifikimit që ka kryer, i ka siguruar paprekshëmrinë dhe imunitet ligjor vëllait të tij. Fatmir Xhafa ka konsumuar veprat penale të korrupsionit të zyrtarit të lartë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.