3 Mars 2023

Ilustrime origjinale 100-vjeçare të piktorit surrealist Salvador Dali janë gjetur nga policia spanjolle, një vit pas grabitjes. Tre vëllezër hajdutë janë vënë në pranga ndërsa janë sekuestruar edhe dhjetëra vepra të tjera arti, bizhuteri e kartëmonedha.

Gjenden dy vizatime 100-vjeçare të piktorit surrealist Salvador Dali që u vodhën vitin e kaluar në Barcelonë.

Policia spanjolle tha se kishte arrestuar tre vëllezër të moshës 50, 53 dhe 55 vjeç dhe sekuestroi dy vizatimet e bëra nga Dali në 1922 për të ilustruar një libër të titulluar “Les Gràcies de l’Empordà” me kërkesë të autorit të tij Pere Coromines.

Ata konfiskuan gjithashtu vepra të tjera arti, përfshirë vepra grafike të kolegut të tij artistit spanjoll Joan Miro, orë luksoze dhe kartëmonedha.

Punimet e artit, dy peizazhe të errëta rurale të vizatuara në një letër kafe, u vërtetuan nga Fondacioni Gala-Salvador Dali, i cili mban të drejtat mbi veprat e piktorit të ndjerë, tha policia.

Tre vëllezërit pretendohet nga policia katalanase se kanë shënjestruar në mënyrë specifike shtëpitë në rajonin e Barcelonës me vepra arti dhe koleksione monedhash dhe antike të tjera.

Tre hajdutët e dyshuar u liruan me kusht përpara një gjyqi, ndërsa dy të tjerët u liruan në pritje të gjykimit.

Së bashku me Dalis, pesë  vepra të Miros, të cilat janë ende duke u nënshtruar kontrolleve të vërtetimit dhe dy vepra të piktorit Paco Sola, policia sekuestroi 55 orë luksoze, stilolapsa argjendi dhe ari, bizhuteri dhe disa koleksione monedhash dhe kartëmonedhash nga kohë dhe vende të ndryshme. Objektet dyshohet se vijnë nga një sërë vjedhjesh të kryera muajt e fundit.