Pamjet e frikshme: – ‘Po na lëvizin shtëpitë, ndihmë’- Rrëshqitje toke në qytezën norvegjeze, ka të plagosur e të zhdukur

31 dhjetor 2020

Dhjetë persona janë plagosur dhe 11 të tjerë janë zhdukur pas një rrëshqitje toke në jug të Norvegjisë. Rreth 900 persona janë evakuuar nga qyteza.

Dhjetra ndërtesa u dëmtuan në komunën e Gjerdrum, rreth 19 milje në veri të Oslos. Njerëzit e zhdukur ishin nga shtëpitë në fshatin Ask, epiqendra e rrëshqitjes së dherave.

Rrëshqitja e dheut filloi gjatë orëve të para të së mërkurës, e banorët telefonuan shërbimet e urgjencës duke kërkuar ndihmë dhe raportonin se shtëpitë e tyre po lëviznin, tha policia.

Zëdhënësi i policisë Roger Pettersen tha se zyrtarët nuk mund të përjashtonin mundësinë e njerëzve të humbur brenda në ndërtesat e shembura.