Idajet Beqiri

15 Shtator 2022

Avokati dhe Kryetar Partie Idajet Beqiri paditi ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ish-presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Në padinë e tij në SPAK, Beqiri akuzon çiftin për “fshehje të ardhurash” dhe “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”dhe një sërë akuzash të tjera.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top Neës, me moderator Thimi Samarxhiu, Beqiri ka rrëfyer momentin e dorëzimit të dosjes me akuzat e ngritura për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Ai është i bindur më padinë e tij dhe deklaron se ka fakte mbi çdo akuzë të ngritur për ta.

“Në fakt miti i pandëshkueshmërisë në këtë vend ka rënë. Sepse kemi një prokuror të përgjithshëm në burg, një ish-ministër të fuqishëm në burg, një ish-kryebashkiak në burg, disa deputetë, një ish-drejtor televizioni. Nuk ia merrte njeriu mendja që mund të kishte ndëshkueshmëri të tilla.

Pavarësisht nëse kanë bërë gjë apo jo, e dinë ata. Por e kam fjalën që ra si mit, dhe deri sa ne i kemi organet që duhet ta ndëshkojë krimin e lartë shtetëror, korrupsionin, krimin e organizuar, pra në këtë kuptim deri sa ne e kemi SPAK-un, investimi kryesisht amerikan dhe i BE-së, këto struktura duhen futur në punë, duhen ndihmuar jo sulmuar. Në qytetarët shqiptarë nuk lëmë njeri pa përgojuare pa ja thënë sa kafshita bukë ha në shtëpi. Duhen konkretizuar gjërat, nse ke diçka, nëse di diçka, ke mësuar diçka, puna e parë që duhet bërë është ta shpiesh te organi i akuzës. Nëse nuk e shpi ke bërë vetë krim. Mos-kallëzimi i krimit është krim.

Në një situatë të tillë, unë duke qenë i përgjegjshëm se jo vetëm avokat, por jam dhe kryetar i një partie.”- deklaroi Beqiri.

Gazeta Shqip