Pa e kuptuar, mund të kaloni në mbidozë nga kafeja: Ç’duhet të bëni? –

Cilat janë disa prej efekteve anësore të konsumimit më shumë seç duhet të produkteve me kafeinë: Në thelb, kafeina, e gjendur me shumicë tek kafeja dhe pijet energjike, stimulon Sistemin Nervor Qëndror duke ju ndihmuar të ndiheni më të zgjuar, më të vëmendshëm dhe të përfshirë pse jo nga njëfarë ndjenje adrenaline.

Por, nga ana tjetër, teprimi me kafeinën mund të shkaktojë nervozizëm, shqetësim dhe ankth.

Përgjithësisht, njerëzit kanë tolerancë të ndryshme në lidhje me sasinë e kafeinës në organizëm, por nuk këshillohet më shumë se 400 miligramë.

Cilat janë shenjat se keni kaluar në mbidozë kafeine: Duhet me patjetër  të shkoni tek mjeku nëse vini re këto simptoma:

-vështirësi në frymëmarrje

-dhimbje e vazhdueshme në kraharor

-të vjella

-rrahje e shpejtë ose e çrregullt e zemrës

Ç’duhet të bëni nëse konsumoni shumë filxhanë kafeje në ditë: Së pari, filloni dhe pini shumë ujë.

Nëse jeni të hidratuar, mund të lehtësoni simptomat e një mbidoze kafeine dhe të ndihmoni trupin ta eleminojë atë.

Konsumoni produkte me kalium dhe magnez (banane).