“Nuk e besoj, askush nuk po e bombardon Kievin”, reagimet e disa rusëve kur iu tregojnë fotot nga lufta në Ukrainë

6 Mars 2022

Një video e postuar nga Current Time TV, më 4 Mars tregon rusët në rrugët e Perm dhe Vladivostok duke reaguar, ndërsa një reporter u tregon atyre fotografi nga Ukraina.

Ata japin mendime për atë çka besojnë se është e vërtetë në lidhje me sulmin dhe ajo që bën përshtypje është se në Rusi, disa nuk e besojnë pushtimin e Ukrainës dhe mbështesin Putin.

Në video, një grua i thotë gazetarit: “Unë e mbështes Putinin. Unë nuk do t’i shikoj këto foto.”

Më pas dëgjohet një burrë duke thënë “askush nuk po e bombardon Kievin” dhe se “nuk e besoj”.

Një burrë i tha intervistuesit: “Më mirë të mos flas për këtë, sepse këtu mund të jetë e rrezikshme. Unë preferoj të abstenoj. Unë jam për paqen. Unë nuk dua luftë.”

Një tjetër qytetare tha: “Putin është njeri i zgjuar, ai e di se çfarë po bën”.

Në kundërshtim me presidentin rus Vladimir Putin, gruaja e fundit e paraqitur në video shprehet “në djall shkoftë ai”.

Nga ana tjetër, prej ditësh mijëra rusë kanë protestuar agresionin e Putin ndaj Ukrainës, duke dalë në protesta masive.

Policia ruse ka kursyer gra e fëmijë, duke i arrestuar për protestat e zhvilluara në mbrojtje të paqes dhe Ukrainës.

Gazeta Dita