Nudoja që vlen 150 milionë dollarë.-

Kur u ekspozua për të parën herë në Paris në 1917, femra nudo e Amedeo Modiglianit, Nu Couche, shkaktoi trazira të tilla saqë policia u thirr të ndërhynte dhe pronari i galerisë u akuzua për fyerje të publikut.

Ndërsa të hënën, ajo pritet të shitet për më shumë se 150 milionë dollarë duke u bërë një nga pikturat më të shtrenjta në histori dhe mund ta çojë shumën përfundimtare në ankand në më shumë se 200 milion dollarë, në një kohë kur të pasurit e botës nxitojnë të fusin kryevepra botërore në muzeumet e tyre private.

Shitja e veprës së Modiglianit në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Nju Jork, do të sjellë një fitim të jashtëzakonshëm për pronarin irlandez që e kish blerë atë nga manjati i kazinove në Las Vegas, Steve Wyn për 26.9 milionë dollarë në 2003.

Sipas ekspertëve, rritja e vlerës së pikturës reflekton dashurinë në rritje për punën e Modiglianit. Me një gjerësi prej 147 cm ajo është piktura më e madhe që Modigliani ka realizuar. Pjesa më e madhe e nudove të tij gjenden nëpër muze, kryesisht në SHBA. Në Nju Jork, muzeu i artit modern Guggenheim dhe ai vet, zotërojnë secili nga një vepër të tij.

Po ashtu një tjetër vepër e Modiglianit ndodhet edhe në galerinë Courtauld në Londër. Sidoqoftë, për momentin, asnjë shumë e regjistruar për kryevepra botërore në ankande, nuk i afrohet rekordit prej 450 milionë dollarësh të paguar për Salvador Mundin e Da Vincit, nga princi saudit Badr bin Abdullah bin Mohammed al Farhan. Salvador mundi, pritet të ekspozohet së shpejti në muzeun e Luvrit në Abu Dhabi.