Ish-Presidentja Jahjaga takon Ismail Kadarenë në Tiranë, ja për çfarë diskutuan

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar sot një takim me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Takimi është mbajtur në kryeqytetin shqiptar, ndërsa është bërë i ditur nga vetë ish-Presidentja Jahjaga.

Kjo e fundit ka postuar në ‘Facebook’ disa foto me shkrimtarin Kadare, teksa shkruan se kanë biseduar për nevojën e rimëkëmbjes kulturore në hapësirat shqiptare për të rigjeneruar dhe forcuar vlerat demokratike.

Me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë biseduam për nevojën e rimëkëmbjes kulturore në hapësirat shqiptare për të rigjeneruar dhe forcuar vlerat demokratike.