Novi Sad, takim për “mini Shengenin” e kundërshtuar nga Kosova

9 tetor  2019

Sipas mediave afër qeverisë një darkë zyrtare mbahet sot në Novi Sad midis kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrave Ana Brnabic, Edi Rama dhe Zoran Zaev iu bashkua edhe presidenti serb Aleksandër Vucic.

Pritet që ata të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar si një “Mini Shengen ballkanik”.

Të enjten, tre krerët e qeverive do të mbajnë një konferencë për mediat.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë.

Për këtë arsye Kosova është lënë jashtë takimit.

Nisma është mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si “një fazë të ndërmjetme” para “integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

l.h/ dita