Njerezit e Serbise ne Tirane, Prishtine dhe Shkup i drejton me Telekomande Beogradi.-

Nga: Shaban Murati.

Është naive të pritet që një Serbi e demokratizuar të gjejë në të ardhmen, pas 50 apo 100 vjetësh, gatishmërinë për të publikuar emrat e shqiptarëve, që u kanë shërbyer interesave serbe në Tiranë, në Prishtinë apo në Shkup.

Kjo mbetet detyrë ekskluzive e shtetit në Shqipëri dhe në Kosovë. Një detyrë tepër e vështirë, sepse Serbia është kujdesur që njerëzit e saj në këto kryeqytete të jenë shumë të pasur, me shumë pushtet, me shumë influencë politike, zyrtare dhe publike.

Dhe këta drejtohen nga Beogradi me telekomandën e dosjeve. Ndaj dosjet e Serbisë janë një litar në qafën e kombit shqiptar.