3 Mars 2023

Në një postim në Twitter, Rama shtoi se ai u ka kujtuar deputetëve të opozitës se politika amerikane nuk është “muhabet leku, gjize dhe byreku”

Sipas kreut të qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri bazohen në qasje strategjike që “nuk ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik”.

Postimi i Edi Ramës në Twitter:

Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata!

Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon.