Një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, Lulzim Basha: Kemi lajme shumë të mira për…

9 MARS 2021

Lulzim Basha postoi një video në rrjetet sociale ku ironizohet qeveria për pagën mesatare të vendit tonë.

Një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, kreu i Partisë Demokratike iu drejtohet shqiptarëve me një mesazh.

“Shqipëria mund të ndryshojë, Shqipëria ka nevojë për ndryshim, ne do ta sjellim ndryshimin!”, shkruan Basha.

Teksti i videos:

Kemi lajme të shumë të mira për… boshnjakët! Paga e tyre mesatare është 780 Euro! Në Shqipëri paga mesatare është 424 Euro. Paga më e ulët në rajon! Për 8 vjet Rama nuk bëri asgjë. Asgjë, përveçse dështoi në çdo drejtim. Është koha për punë. Është koha të ndryshojmë. Koha për paga më të mira. Për qeverisje më të mirë. Koha për Partinë Demokratike. Koha që Shqipëria të fitojë.

Gazeta Sot