Berisha: – Rama diskriminues i Veriut, s’ka asnjë ministër në kabinet se i urren

08/03/2021 –

Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama e ka diskriminuar veriun duke mos pasur asnjë ministër nga veriu në kabinetin e tij.

Berisha: Si armik i egër i veriut dhe që e ka diskriminuar më shumë se çdo drejtues i vendit, sot për herë të parë qysh nga Lidhja e Prizrenit, në qeverinë e Edi Ramës, nuk ka asnjë ministër nga Veriu. Nuk asnjë këshilltar dhe drejtues institucioni nga veriu.

Për herë të parë nga Lidhja e Prizrenit zotëria e pastroi nga një parim i mikut të tij të ngushtë, se nga Fushë Kruja e sipër janë vrasës dhe kriminelë. Në Veri Rama ka zgjedhur cuba, vrasës e përdhunues dhe me ta ka dashur që të përfitojë.

Po investimet në veri janë sa 2/3 të rrasave të gurëve të sheshit Skënderbeu. Ai ka një urrejtje të e lindur për veriun. Çoi në Lezhë ndrikull Nikollën, që shkatërroi arsimin.

Me këto maska Rama nuk ka fytyrë për të zbardhur, ka marrë fund.

TV Oranews