Nivica, një model për zhvillimin e turizmit kulturor. –

Nga Auron Tare. –

Nivica është kthyer në një model për zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit kulturor në jug të vendit. Kjo pohohet nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, i cili përmes fotove të publikuara tregon për Nivicën, që ka ndryshuar.

Vetë drejtori i AKB Auron Tare shprehet se Nivica është kthyer në një model. “Askush nuk besonte se një vend i braktisur dhe i rrënuar mund të kthehet në një model për zhvillimin e agro turizmit dhe turizmit kulturor në Jug të Shqipërisë”, shkruan Auron Tare në profilin e tij në Facebook, gjë të cilën e ka treguar dhe përmes fotove të publikuara.