11 Mars 2024

Burime nga PS bëjnë me dije se Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi pritet që të takohen me kryeparlamentaren Lindita Nikolla sa i përket një date të mbledhjes së Konferencës se Kryetarëve.

Aty do të përcaktohet dhe kalendari i punimeve ku përfshihen dhe nismat e opozitës.

Ende nuk është caktuar data e takimit ndërsa pritet të diskutohet dhe për komisionin e reformës zgjedhore.