Nimfeu dhe Termat e Bradasheshit. –

Transformimi i Ad-Quintum, Nimfeu dhe Termat e Bradasheshit.
Stacioni Romak Ad-Quintum (Nimfeu dhe Termat e Bradasheshit) pozicionuar në hyrje të qytetit të Elbasanit, një atraksion turistik që duhet të vizitohet nga të gjithë, pas transformimit që i është bërë. Lënë në harresë, në mëshirë të fatit, Ad-Quintum ( Stacioni i pestë) tashmë zbulon me dinjitet të gjitha vlerat që mbart prej shekujve.

Puna e kryer nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, u inspektua në 14 Mars nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila pa nga afër ndërhyrjet e kryera. Punimet e bëra për vendosjen e tendës së mbulimit, pastrimin nga bimësia e ulët dhe pastrimin nga bimësia e lartë etj kanë dhënë efektin e tyre në tërheqjen e turistëve drejt këtij monumenti. Nimfeu dhe termat përbëjnë një kompleks të vetëm arkitektonik, i cili mendohet se është ndërtuar rreth shek II-III të erës sonë.

.

Nga Drkk:  Durres