15 Shtator 2023

Avokat Spartak Ngjela ka vlerësuar dje qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos lëshuar pe në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar në Bruksel nga përfaqësuesit evropianë Lajçak dhe Borell.

Kryeministri Albin Kurti i është prezantuar dhe kërkuar që të pranonte Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, një kërkesë e Beogradit zyrtar, mirëpo ai ka këmbëngulur se më parë Serbia duhet të njihte pavarësinë e Kosovës.

“Takimi ishte një shëmtim historik nga Borell dhe Lajçak. Dhe, ishte një takim me kushtin e vënë nga Lajçak për asocacionin e katër komunave të Veriut të Kosovës. Kurse Kurti u tha: “asgjë nuk mund të diskutohet para njohjes së Kosovës nga Serbia”. Shumë e saktë.

Po ç’është ky hall kaq i madh i Bashkimit Evropian për Serbinë! Nuk e dinë këta politikanë që qeveria aktuale e Serbisë është krejt si ajo e Milosheviçit, dhe gjithashtu, nuk e dinë këta politikanë të mëdhenj që NATO e ka mundur në luftë Milosheviçin bashkë me këtë rrotovilen Vuçiç që është president i Serbisë sot?”, shkruan avokati.

Gazeta Sot