26 Mars 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mëzez, te Top Channe ku është plagosur me armë zjarri, roja i sigurisë të “Oktapus” Security, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Burimet thonë se viktima është Pal Kola.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Shërbimet e Policise kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollohet zona. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes.

Nga OraNews