3 Tetor 2022

Kryetari i PD Sali Berisha ka denoncuar në një deklaratë për mediat se vendi ndodhet në një moment të rrezikshëm sa i takon sigurisë, pasi hakerat iranianë kanë publikuar të dhëna nga sistemi MEMEX i policisë së shtetit, ku mbahen të dhëna për persona në hetim apo në vëzhgim si të dyshuar për vepra kriminale.

Sic kisha denoncuar para jush, vendosjen nën kontroll të plotë nga krimi shtetëror i të gjitha të dhënave të këtij vendi, me gjithë mohimet e papërgjegjshme të kreut të këtij shteti që funksionon si një shtet i mafies, njoftimi i mëparshëm rezulton 100% i vërtetë. Sot nga sistemi MEMEX që përbën kartotekën e punës 30 vjeçare të policisë së Shtetit janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet.

Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata të cilët janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale.
Ky është një moment jashtëzakonisht të rrezikshëm për vendin, një moment që dëshmon se cdo gjë në këtë shtet të mafies ndodhet në duart e krimit.