Gjoba deri në fund për familjet e protestuesve. – S’ka arsim falas për studentët që dalin në protestë

19 Tetor 2026
Në takimin me Policinë e Shtetit që po mbahet këtë mëngjes, kreu i qeverisë Edi Rama, ka thënë se do shpërblejë policët.“Më 1 janar paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, për dinjitetin që po u dilni përballë protestuesve dhe atyre që në ekrane kërkojnë që policia të dorëzohet. 2500 euro për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment edhe gjëra ekstra”, u shpreh Rama.
Ai tha edhe që do ket pasoja për ata që marrin pjesë apo mbështesin protestuesit.
“Kush i është vënë këtij plani, do ta paguajë. I them familjeve të atyre të miturve, do të paguani, në rast se nuk do të mbani përgjegjësi për ata fëmijë. Nëse nuk dini t’i mbroni dhe i lini rrugëve, fatura financiare do ju ndjek deri në fund.
Ju them studentëve që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë, s’do të kthehen në shkollë normalisht pa pasoja administrative. Nuk do të ketë arsim falas për ata studentë që dalin dhe dhunojnë policinë”, tha ai.
