Nis me bomba molotov protesta në Kurbin, flakë në ambientet e Bashkisë

19 Tetor 2026
Protestuesit në Kurbin kanë nisur herët sot aksionin, duke hedhur bomba molotov dhe duke shkaktuar trazira.
Korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, bën me dije se protestuesit janë mbledhur para godinës së Bashkisë, ku kanë hedhur bomba molotov në hyrje të saj.
Si pasojë, flakët kanë përfshirë një pjesë të hyrjes së Bashkisë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Top Channel
