19 Tetor 2026

Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar personat me maska dhe shkopinj bejsbolli, të cilët u bënë barrikadë në mbrojtje të selisë së Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishi ka publikuar një foto të grupit të personave, duke e shoqëruar me një koment ironik për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Ky është grupi negociator për mbylljen e kapitullit më të vështirë të negociatave me Bashkimin Europian, kapitullit 23, që përfshin shtetin ligjor, gjyqësorin, rendin dhe të drejtat themelore”, shkruan Dervishi.

Kujtojmë se sot protestuesit tentuan të sulmonin selinë rozë, por nuk arritën për shkak të barrikadës nga forcat civile.