Rama sulmon studentët: – Vijnë nga periferia, kanë nevojë për psikolog

19 Tetor 2026
Rama theksoi gjatë takimit me policinë se të rinjtë që marrin pjesë në protesta nuk mund të konsiderohen automatikisht terroristë, por i konsideroi ata si brez tik toku qe nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë. Duket se fundi i afërt i regjimit të tij kleptokratik e ka shpërfytyruar kreun e qeverisë dhe ka mbledhur në një miting policinë për të kërkuar ndihmë.
“Kjo nuk do të thotë që vajzat dhe djemtë që mendojnë se jeta është tik tok dhe se me tik tok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë mund ta bëjnë Shqipërinë më të mirë janë terroriste, aspak. Janë studentëve dhe studente, po patjetër, por janë pengje të një frymë, të një ideologjie të re që ka vetëm një mision, shkatërro. Ktheje të gjithën përmbys, rrënojë se do ta fillojmë nga e para”, deklaroi kryeministri.
Më tej kryeministri deklaroi se janë të rinj që kanë nevojë psikologë dhe që vijnë nga periferia për të shkatërruar qendrën. Ai sulmoi edhe opozitën që ka qenë në krah të protestave rinore që po shpetojnë vendin nga një bandë hajdutësh drejtuar prej tij.
Rama: Kjo paralajmërohet se do të ndodhë kudo dhe në asnjë vend asnjë parti politike nuk ka dalë të mbajë anën e dhunuesve nuk ka dalë të brohorasë flakët mbi institucionet. Nuk ka dalë të himnizoje, gurin, hurin, drurin e nja mase kapuçonësh të zinj të maskuar, pas të cilëve nuk ka studentë, nuk ka të reja dhe të rinj që duan një Shqipëri me të mirë , por ka vetëm qenie të verbra, njerëz pa shkollë, njerëz që nuk dinë as nga vijnë as ku shkojnë. Viktima të shumëçkaje, të cilët adhurojnë gurin. Adhurojnë molotovin, adhurojnë ato llastiqet me saçme që godasin kafkat e policëve dhe pastaj u turren dyqaneve si brumbuj që brejnë jetën e gjakun dhe jetën e familjeve që jetojnë më ato dyqane. Si mund të përkrahet kjo masë e cila ka nevojë për psikologe. E cila ka nevojë të trajtohet nga shoqëria si një masë që vijnë nga periferia për të shkatërruar qendrën”, tha Rama.
