Neritan Ceka për Ramën: -I ngjan skulpturës prej druri të Kristaq Ramës për Haxhi Qamilin

18 Nentor, 2019

Politikani Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Haxhi Qamilin dhe skulpturën e tij, të realizuar nga i ati i tij, Kristaq Rama.

Neritan Ceka: Më ka prekur më shumë ky fjalim (i Ramës në parlament të premten) para njerëzve që përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë, burrat më të shquar të kombit, gratë më të shquara të vendit, intelektualë të paparë ndonjëherë. Kanë një figurë që i ngjan gjithmonë e më shumë, ai thotë Ismail Qemalit, por Haxhi Qamilit. Qoftë nga gustot, stili i të veshurit, pamjen e fundit që e ka përjetësuar Kristaq Rama. Një statujë prej druri ulliri, kanë prerë një ulli në Sharrë dhe kanë bërë Haxhi Qamilin.

Neritan Ceka për Ramën: -I ngjan skulpturës prej druri të Kristaq Ramës për Haxhi Qamilin

Nga: TPZ.AL