NEOLITI i HERSHEM, PODGORI 6000 pes. –

Nga: Petrika Lera.

Materialet qê i takojnë kësaj kohe përbëjnë gjetjet më të shumta të këtij vendbanimi dhe përfaqësohen kryesisht nga qeramika, nga pak vegla pune prej stralli dhe një gozhdë guri .

Veglat e punës janë në pjesën më të madhe thika stralli të piota ose te copëtuara. Ato përgjithësisht kanë prerje trapezoidale dhe më rrallë trekëndëshe. Retushi është i dobët.

Në copat e qeramikës ruhen mjaft elemente ku shprehen veçoritë më karakteristike të kësaj kulture. Kështu ajo dallohet si një poçeri njëngjyrëshe me tone të kuqërremta, me sipërfaqe të lustruar ose jo. Ka edhe copa me ngjyrë të errët në të zezë por ato janë shumë të pakta dhe nuk e ndryshojnë natyrën njëngjyrëshe të kuqe të poçerisë. Brumi që është përdorur për përgatitjen e enëve të kësaj poçerie është argjili me përmbajtje, ku më shumë e ku më pak, rëre dhe ngandonjëherë edhe thërrmija gurësh që shfaqen deri në sipërfaqe të enës. Janë gjetur por në raste të pakta edhe copa të përgatitura nga argjili me përzierje byku. Pjekja nuk është gjithmonë e arrirë. Kjo duket në gjyrën e zezë, kafe, gri dhe rrallë të kuqe që ka bërthama e brumit të enëve në thyerje. Enët e kësaj kulture janë me punim të hollë, mesatar dhe të trashë. Një ndër veçoritë karakteristike të enëve me punim të hollë është lyerja e sipërfaqes së tyre, si brenda ashtu edhe jashtë, me një shtresë ajke shumë të pastër me ngjyrë të kuqe të lustruar që në mjaft raste arrin deri në shkëlqim.

Numri i formave të enëve të kësaj poçerie është i kufizuar. Forma më karakteristike e saj është kupa që modelohet në trajtë sfere ose gjysmësfere me buzë të përveshura lehtë nga jashtë . Ato kanë përmasa të ndryshme dhe në këtë drejtim dallohen nga njëra-tjetra. Fundet e tyre janë të sheshta ose të mysëta me anë të ngritura, ku me shumë e ku më pak, në formë unaze . Fundi i sheshtë unazor i gjetur në shumë enë, përbën tipin më karakteristik të kësaj poçerie. Midis enëve të përdorimit të përgjithshëm bën pjesë edhe ena e mbështetur në tri këmbë, e vetmja e këtij lloji e gjetur deri tani .

Përgjithësisht enët e neolitit të hershëm nuk kanë vjega, por edhe kur kanë këto janë të thjeshta në formë themthash të tejshpuar më shumë vertikalisht . Copa e enës tavolinë, në pjesën e sipërme e thelluar në formë katërkëndëshi, përfaqëson të vetmen enë kulti të kësaj kulture .

Gati të gjitha prodhimet e kësaj poçerie ruajnë gjurmë zbukurimi të bëra në mënyrë të ndryshme: me pikturim, me shtypje, me gërvishtje e me reliev.

Zbukurimi me pikturim është kryesisht me ngjyrë të bardhë mat dhe rrallë me shkëlqim mbi sfondin e kuq të enës. Krahas ngjyrës së. bardhë përdoret në një masë të kufizuar edhe ngjyra rozë ose. bezhë. Në dy copë enësh është vërejtur edhe pikturimi me ngjyrë të kuqe mbi sfond të bardhë. Motivet janë trekëndësha, rombe, vija të valëzuara të vendosura vertikalisht ose horizontalisht nën buzë, vija zigzage të thyera ose të kurbëzuara, pika të. vendosura në varg si dhe motive të lira . Me këtë mënyrë janë zbukuruar kryesisht enët e Ilojit të parë. -.

Materialet qê i takojnë kësaj kohe përbëjnë gjetjet më të shumta të këtij vendbanimi dhe përfaqësohen kryesisht nga qeramika, nga pak vegla pune prej stralli dhe një gozhdë guri .

Veglat e punës janë në pjesën më të madhe thika stralli të piota ose te copëtuara. Ato përgjithësisht kanë prerje trapezoidale dhe më rrallë trekëndëshe. Retushi është i dobët.

Në copat e qeramikës ruhen mjaft elemente ku shprehen veçoritë më karakteristike të kësaj kulture. Kështu ajo dallohet si një poçeri njëngjyrëshe me tone të kuqërremta, me sipërfaqe të lustruar ose jo. Ka edhe copa me ngjyrë të errët në të zezë por ato janë shumë të pakta dhe nuk e ndryshojnë natyrën njëngjyrëshe të kuqe të poçerisë. Brumi që është përdorur për përgatitjen e enëve të kësaj poçerie është argjili me përmbajtje, ku më shumë e ku më pak, rëre dhe ngandonjëherë edhe thërrmija gurësh që shfaqen deri në sipërfaqe të enës. Janë gjetur por në raste të pakta edhe copa të përgatitura nga argjili me përzierje byku. Pjekja nuk është gjithmonë e arrirë. Kjo duket në gjyrën e zezë, kafe, gri dhe rrallë të kuqe që ka bërthama e brumit të enëve në thyerje. Enët e kësaj kulture janë me punim të hollë, mesatar dhe të trashë. Një ndër veçoritë karakteristike të enëve me punim të hollë është lyerja e sipërfaqes së tyre, si brenda ashtu edhe jashtë, me një shtresë ajke shumë të pastër me ngjyrë të kuqe të lustruar që në mjaft raste arrin deri në shkëlqim.

Numri i formave të enëve të kësaj poçerie është i kufizuar. Forma më karakteristike e saj është kupa që modelohet në trajtë sfere ose gjysmësfere me buzë të përveshura lehtë nga jashtë . Ato kanë përmasa të ndryshme dhe në këtë drejtim dallohen nga njëra-tjetra. Fundet e tyre janë të sheshta ose të mysëta me anë të ngritura, ku me shumë e ku më pak, në formë unaze . Fundi i sheshtë unazor i gjetur në shumë enë, përbën tipin më karakteristik të kësaj poçerie. Midis enëve të përdorimit të përgjithshëm bën pjesë edhe ena e mbështetur në tri këmbë, e vetmja e këtij lloji e gjetur deri tani .

Përgjithësisht enët e neolitit të hershëm nuk kanë vjega, por edhe kur kanë këto janë të thjeshta në formë themthash të tejshpuar më shumë vertikalisht . Copa e enës tavolinë, në pjesën e sipërme e thelluar në formë katërkëndëshi, përfaqëson të vetmen enë kulti të kësaj kulture .

Gati të gjitha prodhimet e kësaj poçerie ruajnë gjurmë zbukurimi të bëra në mënyrë të ndryshme: me pikturim, me shtypje, me gërvishtje e me reliev.

Zbukurimi me pikturim është kryesisht me ngjyrë të bardhë mat dhe rrallë me shkëlqim mbi sfondin e kuq të enës. Krahas ngjyrës së. bardhë përdoret në një masë të kufizuar edhe ngjyra rozë ose. bezhë. Në dy copë enësh është vërejtur edhe pikturimi me ngjyrë të kuqe mbi sfond të bardhë. Motivet janë trekëndësha, rombe, vija të valëzuara të vendosura vertikalisht ose horizontalisht nën buzë, vija zigzage të thyera ose të kurbëzuara, pika të. vendosura në varg si dhe motive të lira . Me këtë mënyrë janë zbukuruar kryesisht enët e Ilojit të parë. -. .