65 vjeçari këmbëngul se është veteran. -“A ke luftuar kundra  të huajt apo me shqiptarët?”. –

Sa mund të shohësh “veteranë” në linjat qytetëse të Tiranës, nuk ka pasur gjithsejt Lufta e Dytë Botërore. Fatorinoja e detyroi të zbresë nga autobusi një “veteran” me letra të rregullta, por që ishte veçse 65 vjeç. Nuk pagoi “veterani”, por tundte librezën në dorë. E shihni në foto pas zbritjes nga autobusi.

Shtese  Nga diskutimi ne FB. – A ke luftuar me të huajt apo me shqiptarët?.

Pyetja e parë: je 90 vjeç ti? pyetja e dyte: Ke mbajte pushkën kundër armikut ti? Pyetja e tretë : Në cilën Brigade? Pyetja e katërt : ku e kishe aktivitetin? Pyetja e pestë: A ke luftuar me të huajt apo me shqiptarët?… Ik se nuk je veteran, paguaj të gjitha të gjitha paratë që ke marrë deri tani këtij populli… Se mundet  qe merr dhe pansion veterani !!!..