Kulla e Flamurit Ogdunan Permet

30 Tetor 2022
Nga Anesti Jance
Ogdunan fshat i Shqerisë Përmet – Kulla e Flamurit. Kështu quhet ky vend i historik në fshatin e mrrekullueshem. (Flamuri i asaj kohe egziston akoma, por nuk është në atë kullë) – Shih fotot.
– Dëshira ime është që ky flamur ta ketë vendin aty.

Foto e Flamurit Kombeta qe Josif Ngjelo Prifti ngrinte ne Kullen e Flamurit Ogdunan Permet

Fjala është për Josif Ngjelo Priftin nga Ogdunani,(Josif Shqiptari si i thëriste populli). Lindja e tij rreth vitit 1870. Zemra e tij digjte për Shqipërinë. Ai para Pavarësisë merrej me përhapjen e gjuhës e librave shqip. Edhe kur punoi në Stamboll ai ngrite Flamurin Shqiptar në festat gëzimet e tyre. E futen në burg atje, por e liruan bashkëfshatarët me ryshfete. Edhe në Amerikë punoj në këtë drejtim.
Për çdo festë të shpalljes së Pavarësisë do ndodhej në Përmet i veshur me fustanellen tradicionale për të kremtuar diten e Flamurit. Në fshat ai e ngriti kullen e Flamurit. Çdo festë e të djelave do e shihje të ngritur këtë flamur që shihni në foto. (Ruhet akoma).
Në kohen e luftës Italo – Greke (40 – 41) e arrestuan grekët e deshen ta pushkatonin me arsyen gjoja bashkëpunonte me italianët kundra grekëve. (Veprimtarinë e tij te vertete e dinin). E imponuan të thoshte jam grek (meqënëse ishte ortodoks), por ai vazhdonte të thoshte jam Shqiptar e mori guximin i tha oficerit grek – Thuaj ti se jam shqiptar mundesh? U benë tepër ndërhyrje deri sa e liruan.

Varri i Josif Ngjelo Priftin nga Ogdunani Permet

Para se të ndahej nga jeta amaneti i tij ishte – Të më varosni tek kulla e ashtu u bë duke e përcjellë me nderime e fjalime Atdhetare. Dikush patjetër di më tepër mund të shkruaj, por thjesht mendimi im është që në atë kullë të valavitet ai Flamur historik për fshatin.

Pllaka e Varrit te Josif Ngjelo Priftii tek Kulla e Flamurit ne Ogdunan Permet

Do kthehet në një vend tepër i vizitueshem e të shkruhet shkurtimisht për këtë njeri flori në një pllakatë. Uroj të mari rrugë nga vetë fshatarët e mrrekullueshem të fshatit Ogdunan. Po ndihmon ka mundësinë edhe Bashkia akoma më mirë.Respekt …
Huazuar nga: A*J*