Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar sot se pranë Mesdheut është parë një anije me më shumë se 100 trupa pjesë e ekuipazhit duke patrulluar dhe ende nuk dihet qëllimi i saj.

Sipas Karamuços dyshohet se kjo është një anije nga inteligjenca ruse, e cila është duke mbledhur

informacione nga përgatitja dhe gatishmëria e ushtrive në Mesdhe.

“Është parë një anije e madhe në Mesdhe, e cila mendohet të ketë më shumë se 100 trupa në

ekuipazh. Kjo anije është parë disa herë duke patrulluar, pika me e afërt Siçilia.

Janë pjesë e inteligjencës ruse, mendohet se ata mbledhin informacione nga përgatitja e ushtrive

në të gjithë Mesdheun dhe e çojnë atë në qendër. Tani ne jemi në një luftë …”- tha Karamuço.

Gazeta Sot