Ndihma Ushtarake Spanjolle per Ukrainen

Gazeta “El Pais” ka bërë me dije këtë të dielë se Spanja do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke e furnizuar atë me raketa anti-ajrore dhe tanke luftarake “Leopard”.

Madridi do të ofrojë gjithashtu trajnime thelbësore për ushtrinë ukrainase në përdorimin e pajisjeve të dërguara. Trajnimi do të zhvillohet në Letoni, ku ushtria spanjolle ka dislokuar 500 ushtarë në kuadër të operacionit të Prezencës së Përparuar të Përmirësuar të NATO-s.

Një fazë e dytë e trajnimit mund të zhvillohet në Spanjë, sipas burimeve të cituara nga El Pais.

Gazeta tha se ministria e mbrojtjes e Spanjës po finalizon një dorëzim në Kiev të raketave anti-ajrore të nivelit të ulët Shorad Aspide, të cilat ushtria spanjolle i ka zëvendësuar me një sistem më të avancuar.

Spanja deri më tani ka furnizuar me municion, pajisje mbrojtëse individuale dhe armë të lehta.

Gazeta Sot