Spiropali – Berisha

Ne Kuvend: – “Ndrikulla 5 milionëshe”.

23 MAJ 2022

“Ndrikulla 5 milionëshe”/ Plas keq sherri mes Berishës dhe Spiropalit në Kuvend, ish-kryeministri nuk lë gjë pa thënë: Unë do të nxjerrë çdo aferë! Burri i kësaj zonjës…

“Ndrikulla 5 milionëshe është famoze me Salarjon e saj që tenderin ia jep vëllait të tij. Tenderat e ujësjellësit,i merrte burri i kësaj zonjës, ia jepte vëllait që të shtoheshin milionat.

Përveç kësaj, zonja që u pasurua aq shumë në dogana, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderët e KESH-It ose OST. Aty përsëri Salarjoni , nëse ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njëri-tjetri me lekë publike janë Spiropali.

Unë do të nxjerrë çdo aferë, vjedhje  që bëni, që kushtëzon të gjitha qëndrimet tuaja. Është detyra ime.

Yt shoq i jep tender vëllaut tënd, nuk ka vjedhje me të madhe ditën për diell se kjo. Ja ku e ke.”, u shpreh Berisha.

Gazeta Sot