Ne Kujtim te Piktorit Agim Faja.

Brezi im ishte njohur me profesor Agim Fajën, që në klasën e parë. Abetarja me të cilën mësuam ABC-n… ishte ilustrim mjeshtëror i Agim Fajës, punë që vazhdoi për disa dekada, derisa u ndërrua për interesa financiare

: Jam njohur, që në klasë të parë me Fajën
“Ikja e një miku dhe personaliteti të pikturës shqiptare është një lajm i trishtë. Ruaj kujtimet e paharruara nga takimi me kërkesën e tij, pasi unë kisha përgatitur nga dorëshkrimi dhe botuar novelën e Sh. Gjeçovit “Mnera e Prezes”.

Përgatitja dhe botimi i kësaj vepre me subjekt nga jeta e Shqipërisë së Mesme e kishte emocionuar dhe gëzuar piktorin, dinte dhe kishte shkruar dhe realizuar disa skica për legjendën mbi të cilën ishte ngritur subjekti i kësaj novele, por kur kishte lexuar novelën ishte tepër entuziast për një botim të kësaj vepre me ilustrime nga dora e tij dhe filloi punën me pasion.

Vepra do ishte rivlerësuar me dyzimin tek autori i novelës dhe ilustrimi mjeshtëror. Ruaj një fotokopje të një skice të projektit të tij me këtë temë. Mjerisht nuk u sigurua një fond modest për realizimin e këtij projekti.

Me ka nderuar me një vlerë të veçante për mua, një kompozim të tij, “Gratë lajnë rrobat në lum”, që më dhuroi edhe si shkëmbim për kënaqësinë, që i kishte dhënë botimi i kësaj vepre të Gjeçovit.

Brezi im ishte njohur me profesor Agim Fajën, që në klasën e parë. Abetarja me të cilën mësuam ABC-n… ishte ilustrim mjeshtëror i Agim Fajës, punë që vazhdoi për disa dekada, derisa u ndërrua për interesa financiare”.

“Grate ne Lume” Dhurate e shtrenjet per mua nga Prof. Faja.

Nga: Jaho Brahaj.