22 Janar 2024

Reshjet e borës në Fushë Arrëz, vijon puna për zhbllokimin e segmentit rrugor të Iballës.

Gjatë natës në rrugë punuan mjete te emergjencave, një borëpastruese e Bashkisë dhe një fadromë e ofruar nga një subjekt privat.

Në Qafen e Sharit reshjet e borës kanë arritur deri mbi 1.5 m nga erërat.

Gjatë mbrëmjes mbërritën ushqime për familjet ne vështirësi nga emergjencat civile.

Kujtojmë se dy ditë më parë Fushë Arrëzi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.