Nami Dokle

18 Prill 2023

Autori i librit Namik Dokle është një personazh publik dhe politikan shqiptar me origjinë bullgare.

Libri i shkrimtarit Namik Dokle “Atje ku dielli lind dy herë” u prezantua në Akademinë Bullgare të Shkencave (BAN). Veprimtaria është iniciativë e Institutit të Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, Rrethit Kulturor “Familja Ballkanike”, Shoqatës Bullgare të Fiseve nga Maqedonia dhe Shoqëria “Vatra”. Tekste nga libri u prezantuan nga artisti i Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” dhe nip i Namik Dokles – Leart Dokle.

Namik Dokle është një personazh publik dhe politikan shqiptar me origjinë bullgare, sipas Radios Bullgare.

Ai lindi më 11 mars 1946 në Durrës. Origjina e tij lidhet me fshatin Borje të zonës së Gorës të rrethit të Kukësit të Shqipërisë. Romani i tij përshkruan jetën në Gorë dhe goranët. Ata janë viktima të historisë, pohon autori. Ata janë të ndarë në 3 shtete. Nga 30 fshatra – 9 janë në Shqipëri, 18 ishin në Jugosllavi. Tani ata janë në Kosovë, dhe 2 janë në Maqedoninë e Veriut.

Autori shpjegon se si kufiri ndau familjet, livadhet dhe malet. Goranët nga Shqipëria për 40 vjet nuk kishin mundësi të kalojnë këtë kufi për të takuar të afërmit e tyre në fshatrat fqinjë, të cilët janë në vendin tjetër. Kufiri  për ta ishte një gjë e tmerrshme dhe ndrydhëse.

Ky roman është një biografi e Gorës, jo një autobiografi e autorit, thekson Namik Dokle.