4 Prill 2023

Deputetja demokrate, Ina Zhupa është ndalur sërish te debati për ndryshimet që kërkohen për Akademinë e Shkencave, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për drejtuesin e saj, Skëndër Gjinushin.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Zhupa thekson se Gjinushi gjeti armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Akademisë, dhe vetë foli, por sipas saj nuk qullosi gjë.

Sipas deputetes demokrate ndryshimet në lidhje me moshën që duhet të ketë si kriter për kreun e Akademisë së Shkencave duken si kostum me porosi, por me dhëndër rraqe.

REAGIMI I ZHUPËS
Gjinushi gjeti armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të akademisë, që nuk po lënë revolucionin sovjetik të marshoj! Vetë foli, vetë qeshi po gjë nuk qullosi!
Pavarësisht, sa qesharak mund të bëhet një individ si Gjinushi, paligjshmëria e tij nuk ndryshon, interesat duken qartë, nevoja për mandat të dytë e ka bërë nervoz.

Armiku i jashtëm, jam unë, deputetja e opozitës që e ka ccuar mandatin e tij në kushtetuese dhe që nuk rresht dot të denoncuari ndryshimet e një ligji që po përgatiten me porosi. Ndërkohë po unë kam 6 muaj që e kërkoj dhe e pres në komisionin e edukimit, të flasim për akademinë, për veprimtarinë shkencore dhe financiare të saj. Siç e dini zotëria nuk guxon të vij, por gjithsesi unë e ripërsëris kërkesën edhe publikisht, eja në komision!
Me ligjin aktual të gjithë e dinë që ndalohen dy mandate radhazi, e shkruar e zeza në të bardhë. Ndryshimet me porosi, nuk reformojnë institucionin, por japin mundësi Gjinushit si i vetmi i interesuar për tu hequr fjala radhazi, që të kërkoj mandat të dytë pas të parit.
Ccfarë reformimi apo risie ka për Akademinë duke hequr kufizimin e moshës 75 vjecc për kryetarin sicc e kërkon ligji aktual që t’i ndërpritet mandati?! Kujtojmë që Gjinushi është 74 vjeç dhe duhej ndryshuar edhe kjo pikë që të gëzoj mandat të dytë 4 vjeçar, që po ja përgatisin shokët Beqiraj dhe Koçi.
Ndryshime që duken si kostum me porosi, por me dhëndër rraqe.

  • foto galeri

      Parlamenti duhet ti shërbej interesit publik, të adresoj problematikat e zgjedhësve, të jap kontribut në pavarësinë dhe qarkullimin e drejtimit në institucionet e pavarura dhe jo të shndërrohet në institucion që i shërben një individi politik për të mbajtur peng Akademinë e Shkencave.
      Si mund të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, komisionet parlamentare, seanca plenare, deputetët dhe shërbimet e kuvendit të punojnë për një projektligj që i shërben vetëm një njeriu?! Qartësisht kemi të bëjmë me shpërdorimin e taksave të qytetarëve dhe fyerje ndaj tyre duke ofruar ligje që duan të mbajnë të lidhur pas karriges së shkencës, politikanin, ish ministrin e fundit komunist të arsimit.
      Më pas sulmon edhe “armiqtë e brendshëm” akademikun Fuga e studiuesen, profesoreshën Shamku, me të cilët, i ka rënë sharra në gozhdë! Mjafton të kujtoj se atje ku japin leksione ata si të barabartë me koleget e tyre perëndimor (Francë dhe Itali) Gjinushi vështirë se shkon dot as si dëgjues.
      I ftoj profesorët t’i dhurojnë ndonjë nga librat e tyre, meqë “kryetari i dijes” s’ka asnjë botim shkencor të vetin.

      BalkanWeb