17 Gusht 2026

Protesta e 78-të kundër qeverisë vijon në Tiranë, ndërsa qytetarë dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare janë bërë pjesë e marshimit të madh në rrugët e kryeqytetit.

Pas grumbullimit dhe protestës përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër bulevardet dhe rrugët e Tiranës, duke mbushur hapësirat e kryeqytetit.

Në duar mbahen flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe politike, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pjesë e protestës janë edhe shqiptarët e diasporës, të cilët prej ditësh janë rikthyer në Tiranë për t’iu bashkuar tubimeve.

Marshimi i kësaj mbrëmjeje vjen në ditën e 78-të të protestës, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë.