Muzikant i talentuar Alfons Ballici. –

Nga: Gazmend Mullahi.

Me nje vesh absolut, qe te mahniste per mprehtesine e degjimit , dhe virtuozitetin improvizues te kitares te cilen e mesoi qe ne femijeri pothuajse autodidakt. Njohes i shkelqyer i motiveve te Elbasanit ku dhe kaloi periudhen me te rendesishme te jetes se tij. Kontriboi fuqishem ne perpunimin e melodive dhe motiveve te shqiperise se mesme saqe, ato iu bene elemente organike qe i buronin ne formen me te persosur dhe origjinale ne te gjithe krijimtarine muzikore te tij. U edukua seriozisht duke u pajisur me dije te plota dhe profesionale duke kryer me sukses Akademine e Arteve (Atehere quhej Konservatori Shteteror i Tiranes ) duke qene nder kuadrot e pare te tij. ashtu si edhe plot kolege te tjere krijues e muzikante te shkelqyer si Deda, Krajka, Lalo, Xhunga, Kodra, Laro, Shengjergji, Peçi, Minga, Zaharian, Tili e plot e plot krijues muzikante te zot te cilet shtruan rrugen e drejte dhe i dhane kenges tone dhe muzikes ne pergjithesi nje tingellim sa origjinal dhe profesional qe do te perbente nje pervoje te mrekullueshme dhe nje model te rendesishem per brezat e mevonshem.


Plot elegance dhe me nje permbajtje te shendoshe melosi kombetar do te mbahet mend Koncerti i organizuar nga Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve Popullore me krijimtarine me te spikatur i ketij artisti e cila solli dhe si nje pershendetje per te gjithe artdashesit dhe dashamiresit e ketij zhanri.