17 Maji 2023

Vala e motit të keq, që goditi rajonin Emilia Romagna, deri më tani ka shkaktuar vdekjen e dy personave, ndërsa nuk dihet fati i katër të tjerëve. Sipas informacioneve të deritanishme, dy të moshuarit që jetonin në ferma kanë vdekur, ndërsa të zhdukurit u raportuan në Forli.

Pjesa më e madhe e Emilia Romagna është përmbytur për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve. Komuna e Bolonjës i bëri thirrje qytetarëve që të largohen nga dyqanet dhe banesat përdhese.

Burra dhe gra të Mbrojtjes Civile dhe Zjarrfikësve italianë dhe nga rajone të tjera të vendit po përpiqen t’i afrohen zonave të prekura për të përballuar situatën në mënyrë sa më efikase.

Pritet miratimi i mbështetjes financiare emergjente nga qeveria e Romës.