P Template

Mjeku imazherist sulmon ashpër Pëllumb Piperon: -S’ka kryer specializimin për sëmundje infektive dhe jep deklarata në nivel kombëtar

10 gusht 2021

Renato-OsmenajMjeku imazherist në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, Renato Osmënaj ka sulmuar ashpër, kolegun e tij, mjekun Pëllumb Pipero për deklaratat e tij të fundit mbi variantin Delta dhe shpërndarjen e tij brenda 5 minutave.

Mjeku imazherist thekson se Pëllumb Pipero është një ordiner që s’ka specializimin për sëmundje infektive, ndërkohë që sipas Osmënajt bën deklarata në nivel kombëtar.

Renato Osmënaj e quan Piperon si një hajdut dhe një turp për mjekësinë.

“Me çfarë tagri një ordiner që s’ka hyrë kurrë në spitalet Covid bën deklarate të nivelit kombëtar?! Një person që nuk ka kryer specializim në sëmundjet infektive jep opinione për pandemi!

Një ordinere mund të lançojë mesazhe të tillë! Turp për atë palo mjekësi që ju ka ngelur!”, thekson mjeku i QSUT-së, Renato Osmënaj.

Ditë më parë Pipero është rishfaqur në media teksa ka folur për variantin Delta për të cilin ka theksuar se mund të agravojë situatën dhe se ky variant transmetohet nga një pacient në një tjetër benda 5 minutave.

“Prekje e gjerë e sistemit pulmonar, së dyti përgjigje inflamatore sistemike, e agravuar. Një përgjigje jo adekuate ndaj virusit. Do të thosha, një dëmtim të shumë organeve njëkohësisht dhe pamundësi për t’u mundësuar që të shpëtonin. Ishin nga ato forma tejet të rënda të Covid në përgjithësi”, ka thënë Pipero për variantin Delta.

V.O. Lajmi jepet me shkurtime

Gazeta Sot