Pas të nxehtit përvëlues, moti bën kthesën e befasishme, ja çfarë pritet nesër

10 GUSHT 2021

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e nesërme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orën e mesditës përgjatë maleve në veri-verilindje dhe juglindje të vendit do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era parashikohet nga veriperëndimi-perëndimi  me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Ndërsa, temperaturat parashikohen të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mesditës:

zonat malore 19°C deri në 37°C

zonat e ulëta 22°C deri në 40°C

zonat bregdetare 19°C deri në 37°C.

Gazeta Sot