Minus 25 gradë Celcius.  – Spanja ‘ngrin’, vendi po përballet me temperaturat më të ulëta për dy dekada

12 JANAR 2021

Spanja po përballet me ditët më të ftohta prej të paktën dy dekadash, ku dëbora ka ‘izoluar’ Madridin, me rrugë të bllokuara e restorante që u mbyllën.

Temperaturat arritën deri në -25 gradë Celcius në qytetin Bello, në lindje të Madridit, të njohur si Siberia Spanjolle.

Pjesa më e madhe e Spanjës po përpiqet të kthehet në normalitet, tre ditë pas një stuhisë rekord të dëborës,  prej 30 orësh.

Por temperaturat e ulëta e kanë kthye dëborën në akull, duke ndërlikuar përpjekjet për të pastruar rrugë të panumërta të bllokuara nga bora, por autoritetet rifilluan punën e tyre sot për të pastruar rrugët nga akulli dhe pemët e rëna, pavarësisht nga të ftohtit brutal.

Gazeta Shqip