Meta shtyu zgjedhjet, opozita pranon 13 tetorin: Atëherë janë zgjedhjet, klloçka Rama haji vezët e të bëfshin mirë!

Në një postim në Facebook, Vasili i bën thirrje Ramës të ‘mbledhë’ vezët e prishura, pasi zgjedhjet janë më 13 tetor.

27 Qershor, 2019

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas caktimit të datës së re të zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta, të cilat sipas tij do të mbahen më 13 tetor.  Në një postim në Facebook, Vasili i bën thirrje Ramës të ‘mbledhë’ vezët e prishura, pasi zgjedhjet janë më 13 tetor.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Cicëriu prap Rama. Ka ngecur tek foleja e çunave te Shijakut ku ngroh vezet e prishura te 30 qershorit. Klloçka kryeminister ne 13 tetor jane zgjedhjet. Ndaj mblidhi vezet,haji dhe te befshin mire.

Dosja.Al