Ilir Meta dekreton datën 13 tetor për zgjedhjet në vend. –

 27 qershor 2019

Pas takimeve intensive të zhvilluara sot, në qendër të të cilave ishte kriza politike në vend, Presidenti Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku ka dekretuar daten e re per zgjedhjet lokale.

“Zgjedhjet më 13 tetor 2019”, u shpreh Ilir Meta.

“Arsyeja e dytë është se kam nënvizuar edhe kur bëra publik vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qeshurit, garanti i vazhdimësisë së integrimit evropian, të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia veriore, kemi humbur mjaft koha që nga 10 qershori deri tani, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është për të marrë një vendim për të dyja vendet, edhe për ne për çeljen e negociatave në tetor dhe në 17-18 tetor, duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për zgjedhje gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë dhe për të dhënë një mesazh pozitiv për një vendim pozitiv nga këshilli i BE në 17 -18 tetor”, u shpreh Presidenti.

Kujtojmë se sot ai ka pasur një ditë intensive takimesh, duke nisur që me kreun e PD, nenkryetarin e LSI, krerët e partive të vogla opozitare, përfaqësuesen e KiE në Tiranë dhe më pas edhe me ambasadorët.

Në mbyllje të takimit me presidentin, kreu i LZHK, Dash Shehi the se beson që presidenti do të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet vendore, duke theksuar se 30 qershori nuk është legjitim dhe ka rënë.

Gazeta Panorama