17 Prill 2024

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sërish me tone të ashpra ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Madje, Meta pretendon se Dumani k a çuar njerëz që t’i thonë Metës që të largohet nga Shqipëria.

“Po i them Dumduanit, 3 herë me një gazetare që të del te metamorfoza, i ke përmend emrin tim. Ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ikë nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut.

Ilir Meta nga burgu do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në tv me mua meqë ke vendos të merresh me politik, si flet ti në emër të SPAK”, tha Meta.

Ish-presidenti, Ilir Meta, thotë se SHBA i ka kërkuar Altin Dumanit që ta fusë në burg.

j.l./ dita