Mesila Doda – Rudina Hajdarit: – Nuk fshihesh dot më pas hijes së babës. –

Mesila Doda – Rudina Hajdarit: – Nuk fshihesh dot më pas hijes së babës. –

Pas deklaratës së deputetes demokrate, Rudina Hajdari për protestën e opozitës, e cila kritikonte ashpër kreun e demokratëve Lulzim Basha, reagoi edhe sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda.

Përmes një postimi në facebook, Doda shkruan se ajo nuk mund të fshihet më pas hijes së babës së saj.

Postimi i plotë:

Kurrë nuk mundet një njeri me një gram tru e vetëdije politike të lëshojë këtë deklaratë të turpshme sonte. Ti nuk fshihesh dot më pas hijes së babës. Të gjithë kemi patur e kemi qëndrime më shumë se kritike ndaj krerëve të PD-së, po nuk mundet kurrë të jesh kundër njerëzve të tu…
Sot, Tirana është nën helmim dhe emri i atij që urdhëroi helmimin e popullit të tij është Edi Rama. Cilido që sposton përgjegjësinë është bashkëpunëtor i kësaj monstre.

Nga 27.al