Mediat serbe nxjerrin hartën e “Shengenit Ballkanik”, Kosova brenda kufijve të Serbisë!

12 Nëntor 2019

Deri në fund të këtij viti, shkruan gazeta “Blic”, qytetarët serbë do të jenë në gjendje të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pa qenë nevoja që të jenë të pajisur me pasaportë; për këtë do të mjaftojnë një kartë identiteti. Punësimi do të jetë I mundur me një leje ekzistuese të punës, ndërsa në pikat e kalimit kufitar të të tre vendeve do të realizohet kontrolli i përbashkët doganor, i cili sipas vlerësimeve të para rezulton me kursime deri në 129 milion euro.

Mediat serbe nxjerrin hartën e “Shengenit Ballkanik”, Kosova brenda kufijve të Serbisë!

Blic ka publikuar edhe një hartë të “Shengenit Ballkanik“ ku Kosova përfshihet si pjesë e Serbisë. Gazeta serbe i përshkruan këto si marrëveshjet apo deklaratat më të rëndësishme të “Mini Shengenit”, sic e quan ajo, që mbështet qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit mes tre vendeve, e që të shtunën, u nënshkruan nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Maqedonisë Veriore dhe Zoran Zaev në Ohër, të cilëve iu bashkuan në bisëdime edhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së Denis Zvizdiç dhe Ministrja malazeze e ekonomisë, Dragica Sekuliç.

Mediat serbe nxjerrin hartën e “Shengenit Ballkanik”, Kosova brenda kufijve të Serbisë!

Harta e publikuar prej saj tregon se në “Shengenin Ballkanik“ do të përfshihen Serbia (me Kosovën brenda kufijve të veta), Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bosnja e Hercegovina. Ky Union do të kishte 16,5 milionë banorë dhe një sipërfaqe prej 207 mijë e 831 kilometra katror.

Në Kosovë, vazhdojnë reagimet kundër kësaj nisme.

Pas presidentit Hashim Thaci që siç tha, e kishte marrë një ftesë për këtë takim, por e ka refuzuar, e argumentoi vendimin e tij me atë që e konsideron si anashkalim të bërë Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa gjithashtu e kundërshton iniciativën për të cilën thotë se con drejt krijimit të një “Mini-Jugosllavie”. Ashpër ka reaguar edhe zëvendësministri në largim i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, i cili foli për një kurth të Serbisë pro-ruse, ndërsa mos pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit e konsideron një argument të mjaftueshëm që Shqipëria të mos jetë pjesë e kësaj ideje.

©Copyright Gazeta SHQIP